Debati pro dhe kundër mediatizimit të dhunës

Nga: Rezarta Delisula

Dhune ne familje, shkolla, shtepie femije. Media publikon lajmet, jep detaje per te treguar te verteten deri ne piken qe shpesh policia ndalon te dhenat per shkak te hetimit. Por, perballe gjithe ketij mediatizimi “te perkryer”, eshte ndezur nje debat po nga vet gazetaret “kunder” gazetareve. Pse kaq shume lajme te kobshme ne television? Pse duhet te nis dita me lajme qe prodhojne neser nje depression te thelle ne shoqeri (nese ajo ende ska nisur por shenjat I ka dhene)?

Mjafton te hapesh televizorin ne oret e para te mengjesit, dhe ndjen sa shpejt shqiptaret femra, meshkuj, te rinj, te vjeter, vrapojne te ankohen, te nxjerrin mllef per jetesen e tyre ne aspekte te ndryshme. Ndryshon kanalin dhe zgjedh nje program zbavites. Dhe aty nese ka telefonata live, I njejti problem, mllef popullor dhe pse moderator perpiqet te shpjegoje se jane adresuar gabim. Kalojme ne nje kanal informative: ketu eshte e kote sepse titrat e lajmeve politike duken me qetesuese se lajmet e kronikes se zeze me vrasje pa fund, dhe lajme dhune ne familje, shkolle dhe… nuk mbarojne sa qe fantasia mendon se eshte e dobet perballe tyre.

Preferojme nje kafe me miqte. Komentet e lajmeve te dites ose problemeve te tyre indivuale duken si vazhdimi I kenges se televizorit qe hapem ne mengjes.

E keshtu vazhdon dita deri ne ngrysje me lajme mediatike qe tregojne dhe ritregojne dhunen psikologjike qe po perjetojme si shoqeri.

Atehere debati ka nisur por mesa duket ende nuk eshte bere dhe aq I nxehte: mos duhet dhene nje zgjidhje per gjithe ketij mediatizimi te dhunes ne Shqiperi?

Është  folur  shumë për  dhunën në familje,  dhunën kundër  fëmijëve dhe grave,  vrasjeve dhe  vetëvrasjeve të shumta,  të cilat  tanimë janë bërë normale për ne. Vetë kronika e zezë tashmë duhet vënë në pikëpyetje, sepse po ndihet pesha e saj në ndërgjegjen tonë sociale. Madje për këtë duhet hapur një debat më vete, a duhet t’i jepet kaq rëndësi asaj sa i jepet apo jo? Televizioni dhe rrjetet sociale po rezultojnë si mjete të efektshme për edukimin masiv të popullsisë, prandaj duhet shikuar me shumë vëmendje edhe ky fenomen ndikues. Fakti  që në shoqërinë  tonë  ndodh dhe  është  shtuar së tepërmi një fenomen i tillë  është tregues, se shoqëria shqiptare lëngon  dhe vuan nga shumë drejtime, të cilat nganjëherë njerëzit më të dobët  i çon drejt dhunës në përgjithësi, drejt vrasjes apo edhe vetëvrasjes.

“Qe ne mengjes piva nje valerian gjasme qetesues bimor, ne darke jam per diazepan kur lajmet qe ndodhin e trasmetojme si mbajme dot as ne shkronjesit. Dua sfilata mode, degustim, inagurim apo perurim. Femra e djem seksi me intriga dashurish por jo dhune. Na nxorret trute piksepari, na kallet daten dhe mua cubes, na bete me hije per te ardhmen e femijeve tane. Kam frike e per here te pare dua te iki e ta nis nga 0“, ky ka qene vetem nje nder shume status ne facebookun personal I zevedeskryeredaktores se “Gazeta shqiptare”. Sic ajo thote vet, lajmet mediatike nuk I mbajne dot me as shkronjesit e saj.