Historia e gruas që ka kauzë ndihmën ndaj fëmijëve

Nga: Rezarta Delisula

Nertila Topulli që prej 7 vjetësh merret me çështjet e fëmijëve. Ajo punon në një qendër të trajtimit ditor dhe thotë se shumë nga të drejtat kushtetuese që kanë fëmijët nuk zbatohen institucionalisht.

Sa vjet keni që merreni me fëmijët?
Kam filluar të merrem me fëmijët që në shkurt të vitit 2009.

Ku konsiston puna juaj e përditëshme?
Fillon që nga mbështetja rast pas rasti për fëmijët në situatë rruge por sot dhe me fëmijë të cilët kanë nevojë për arsye të ndryshme social-ekonomike.

Cfarë problematike kanë këta fëmijë?
Unë sot konkretisht jam marrë me një fëmijë që vjen nga maxhoranca dhe jeton pranë komunitetit rom. Fëmija s’ka qasje në asnjë institucion që duhet të jenë në shërbim të fëmijëve bazuar në konvetë, ligj dhe aktet nënligjore.Fëmija frekuenton qëndrën për të marrë gjithë shërbimet. Ai ka nevojë për akses në shërbimin arsimor. Mundësitë ekonomike të familjes së tij për të blerë dhe librat janë zero. Ai nuk e ka këtë mundësi që ti marri librat falas, e pikërisht në këtë moment ndërhyjmë ne që bëjmë të mundur që fëmija të ketë atë çka i takon me ligj. Këtë e bëjmë dhe për shërbimin shëndetësor etë tjera që fëmijët i takojnë me ligj por s’mund ti marrë.

Kush është rasti më i vështirë që keni hasur në punën tuaj?
Është historia e një fëmije që po e trajtojmë, i cili vjen nga një familje në të cilën, nëna ka marrë urdhër mbrojtje nga i shoqi që ushtronte dhunë, ndërkohë që ajo është punonjëse seksi e përvec të tjerave e alkolizuar. Ne jemi përballur edhe me komunitetin i cili na është “sulur” duke na thënë që pse ne nuk ja heqim nënës këtë fëmijë gjë që nuk mund ta bëjmë dot ne. Ne e shoqëruam fëmijën deri në banesë sepse e ëma erdhi ta marrë fëmijën në gjendje të dehur dhe kur e cuam deri në banesë, patëm përlasjen me komunitetin. Jemi pa zgjidhje për momentin sepse duhet të jenë shumë institucione që duhet të bashkëveprojnë për sistemimin e këtij fëmije, që nga policia, deri te shërbimi social e njësitë administrative.

A ka një qendër që mban fëmijët të cilët janë në rrezik qoftë nga prindërit e tyre?
Ky është një tjetër problem i komplikuar. Pak ditë më parë ne kishim një rast që fëmija nuk donte të kthehej në shtëpi.E ëma ishte balerinë në locale nate, dhe i ati bashkë me të, narkomanë. Unë me policinë unë nuke zgjidhja dot këtë rast. Vetë nuk mund ta mbaja sepse janë institucionet që duhet ta bëjnë. Shërbimi social shtëtëror ia ka deleguar kompetencat rajonalit, në të cilën punojnë 4 vetë për gjithë qarkun Tiranë. Ka raste që ti nuk e kupton cili është roli i institucioneve. Pikërisht nga kjo situatë ne merremi me menaxhim të rasteve të caktuara pasi detyra ime është të lobim advokim.

Sa raste keni trajtuar Brenda këtij viti?
Mbi 300 fëmijë marrin shërbime cdo vit tek ne.

Po si ju gjejnë?
Na gjejnë sepsene kemiqenënëterrendhekemilobuareadvokuar.Jemiqëmë2009nëTiranëeqëmerremimefëmijët. Qendra jonë ndodhet pas ish-Zërit të Popullit.

Ka ndryshuar situata që prej fillesave tuaja?
Padyshim që ka ndryshuar.Po shikoj që ka një përmirësim të sistemit qoftë dhe nga pikpamja ligjorë që ka nisur të forcohet dhe përmirësohet por ende institucionet s’janë të përgatitura deri në fazën për të njohur detyrat e përgjegjësitë që kanë, e pikërisht në këtë moment hyjnë organizatat të cilat ofrojnë aksesimin e shërbimeve për këto fëmijë, përfitime të cilat i takojnë me ligj.

E si ndjeheni ju vetë, më e lodhur mbase?
Ndjehem më shumë e ngarkuar por më e realizuar që kur kam nisur të bëj më shumë për fëmijët. Ti ndihmosh, të zgjidhësh një rast, është lumturi. Por rastet e suksesit janë shumë të pakta. Funksionojnë organizatat, po jo shteti, e po nuk funksionojë shteti s’ka asnjë shanc për të ndihmuar një fëmijë. Nuk e di nëse ju jeni të informuar që fëmijët 9 vjec e një ditë smund të hyjnë dot më në sistemin arsimor e ky pikërisht është një ndër problemet që unë kam shtruar. Nuk mund tja heqësh një fëmije të drejtën për tu arsimuar… Kemi raste të fëmijëve që priten të bëhen 14 vjec për të marrë shërbimin psikiatrik. Këto raste më lodhin shumë por përpjekja për ti ndihmuar gjithësesi më bën të ndjehem më vlefshme, më mirë.