Një vejushë në media

Nga: Elda Spaho Blerta

Një vit e gjysmë më parë, në një ditë prilli, fati e deshi të shkoja në shtëpinë e një vejushe, me shumë fëmijë. Jetonte dhe jeton ende në një fshat të varfër të Lezhës.Historia e saj është pak a shumë kjo: para disa vitesh, kur ishte ende shtatzënë, i shoqi ndërroi jetë pas një sëmundjeje të gjatë. Sa ishte gjallë, megjithëse i sëmurë, ai kishte qenë sjellësi kryesor i të ardhurave financiare në familje, përpos punësimit të saj me kohë të pjesshme, mes shtatzanive të njëpanjëshme. Punonin në kuzhinat e lokaleve të Velipojës, gjatë sezoneve turistike.Tani, pas vdekjes së tij, ajo kishte mbetur e vetme, me shumë fëmijë, shumëborxhe dhe larg familjessë saj.Dhe me shumë pak ide të qarta se çfarë shërbimesh sociale i takonin tani që ishte në këtë gjendje.

C’lidhje kisha unë me këtë histori?Puna ime lidhet fort me median, me gazetarët, për t’içuar ata jashtë qyteteve, drejt periferive gri dhe fshatrave më të varfra të Shqipërisë, pranë njerëzve të vërtetë, larg konferencave të shtypit.Për t’u dhënë kështu mundësinë të dyja palëve të njihen. Besimi që kanëende njerëzit në nevojëte media në Shqipëri është i habitshëm dhe po aq i dhimbshëm; i drejtohen asaj kur u ka ardhur çdo gjë në majë të hundës, meshpresë se mund të shpëtojnë ende diçka nga jeta e tyre. Po aq e habitshme dhe e dhimbshme është edhe mosshkuarja e mediasdrejt këtyre njerëzve, për një mijë e një arsye. Më e përfolura prej të cilave është ajo e kostove të larta të udhëtimeve dhe më e panjohura, ajo e përtacisë.Por këto janë një tjetër histori.

Vejusha në fjalë, siç merret me mend, kishte dhjetëra probleme.Nevojë për kujdes më të vëmendshëm për fëmijët (ajo ka plot shtatë  dhe vetë nuk i ka mbushur ende 40 vjeç), nevojë për para (gjithë – gjithë, merrte rreth 9 000 lekë të reja në muaj), nuk kishte punë, fëmijët e rritur shkonin keq në shkollë, ishin të pavëmendshëm dhe rriheshin vazhdimisht me fëmijët e tjerë; ajo nuk kishte ujë të pijshëm, nuk kishte tokë për të punuar përveç kopshtit të shtëpisë, kishte vetëm dy dhi…Pasi kishte kërkuar ndihmë kudo ku ia kishte marrë mendja dhe kujtdo që ia kishte ofruar, tani ishte gati ta bënte këtë edhe nëpublik. Donte të fliste, të tregonte për jetën e saj, si e niste mëngjesin dhe si e ngryste mbrëmjen.Donte të fliste me gazetarë dhe të kërkonte më shumë ndihmë dhe zgjidhje te qendrueshme nga institucionet publike.

Mund të ketë pikëpyetje pa fund për çdo rast konkret, pasi në lojë hyn media, por një gjëështë e sigurt; nëse kjo e fundit ndërhyn profesionalisht, me etikë dhe me këmbëngulje, të rralla janë gjasat që njëçështje të mos zgjidhet ose, më e pakta, të mos përmirësohet ndjeshëm.

Media e ka këtë fuqi; e çon mesazhin, historinë para syve të pushtetarëve.A e marrin ata më seriozisht çështjen për shkak se iu bë e ditur në një kohë që nuk e njihnin apo për shkak se vendosen në një presion publik? Deri tani e them me plot gojë që, për fat të keq, qendron arsyeja e dytë…Po edhe kjo nuk është pak dhe duhet shfrytëzuar me sa mund.

Kemi parë e kemi komentuar me dhjetëra raste kur media nuk ka qenë etike dhe u ka shkatërruar jetën njerëzve, sidomos atyre viktima të një fatkeqësie.Raportimet perverse, nxjerrja e bisedave intime telefonike, publikimi i emrave të të miturve të abuzuar seksualisht, sot në epokën e internetit është fjalë për fjalë shkatërrim emocional, madje fizik i këtyre njerëzve.Por shumë pak kemi folur për rastet kur gazetarët e kanë trajtuar me etikë një histori, e kanë trajtuar me dinjitet njeriun që ka patur nevojë të ndajë e të kërkojë shërbimet publike që i takojnë me të drejtë.Shumë pak kemi folur përata gazetarë që nuk kanë bërë thjesht transmetuesin, por kanë këmbëngulur për të zbuluar gjithë historinë; ç’thotëkuadri ligjor, cilat institucione duhet të ndërhyjnë, çfarë kanë bërë deri tani dhe a kanë një plan konkret për të bërë gjë?Po shoqëria civile?Po vetë banorët?Të tillëgazetarë  ose më saktë, të tilla raportime, kavazhdimisht. Sa herë qëështë parëvërtet njeriu jo thjesht si personazh, por si njeri, sa herë që ështëparë çështja seriozisht dhe jo si diçka thjesht kalimtare. ështëbërë punë e shkëlqyer.Dhe të tilla histori ka patur pa fund; vejusha “ime”është, për fat të mirë njëra prej tyre.

Media e ka këtë fuqi shëruese dhe dhënëse; e çuditshmja këtu është se, të parët që e anashkalojnë këtë fuqi,janë vetë gazetarët. Por sikur secili prej atyre që ia ka dalë të trajtojë me etikë e këmbëngulje deri në fund qofë edhe një çështje të vetme të tillë, të kujtojëndryshimin që ka sjellë, mund të thotë me plot gojën: të paktën e kam bërë në jetë një gjë të madhe…

Ai që,  për një gazetar është një reportazh rutinë, për personazhin e historisëështëgjëja më e rëndësishme e jetës së tij, në ato çaste. Ngaqë mëështë dashur të shkoj e të vij mes të dyja palëve, dhjetëra herëbrenda një viti, mund të dëshmoj qartë netët pa gjumë, plot ankth e pasiguri të atij që më në fund gjen guximin të kërkojë të drejtat e tij përmes medias. Si dhe ndryshimin pozitiv, njerëzor, tëçdo gazetari sa herë merr përsipër dhe i shkon deri në fund një historie të tillë; të dyja palët nuk kanë sesi të mos ndryshojnë njëra-tjetrën. Por nëse për gazetarin, ndryshimi është i brendshëm, ajo që i ndodh palës tjetër ka qenëshpesh një rifillim i ri jete. Ka marrë vemendjen qëi ka takuar, shërbimin publik qëi kanë takuar me të drejtë, porI është mohuar. Shërbime për të cilat ai, ose nuk e ka ditur qëekzistojnë,osei ka kërkuar, por nuk ia ka dëgjuar zërin njeri.

Përgjatëdisa muajve me rradhë, gazetarë të mediave kombëtare e vizituan vejushën e Lezhës.Mund të kishte përfunduar gjithçka si një raportim rutinë, siç kanë përfunduar shumë histori jete edhe më të dhimbshme se e saja.Por një sërë nxitjesh të jashtme ndikuan që asaj t’i ktheheshin e riktheheshin seriozisht, kohë pas kohe, sa herë që një shërbim i caktuar publik nuk jepej apo jepej me pikatore. Ishte kjo fuqi e medias, që nxiti edhe njerëz të tjerë, jo zyrtarë, të organizoheshin e të gjenin zgjidhje. Për shkak të atij presioni të shëndetshëm publik të cilin qoftë edhe një gazetar i mirë vetvetiu ende krijon, të rinj, shoqëri civile, biznese, banorë, sikur gjetën një qëllim të përbashkët dhe u lidhën me njëri-tjetrin. Dhe për shkak se çështja u bë publike, nga të gjitha palët pati një përkushtim të heshtur e  më të thellë për t’i shkuar deri në fund.Qoftë edhe sikur arsyeja e vërtetë të ketë qenë rënia personale në sy. Por, para zgjidhjesh si kjo më poshtë, arsyet se pse njerëzit bëjnë më mirë detyrën e tyre, pak kanë rëndësi: Shtëpia e saj u lye dhe u termoizolua, uji u soll deri në oborr, iu dhanë disa mundësi punësimi dhe ajo pati mundësi të zgjidhte njërën që ishte më e përshtatshmja, iu blenë mobilie të reja dhe rroba, fëmijët filluan të ndiqen me një plan më të përkushtuar mësimor në kopsht dhe në shkollë. Por mbi të gjitha, sado patetike të duket kjo fjali, asaj iu dha shpresë. “Më duket sikur nuk jam vetëm, sikur ka njerëz që ma duan të mirën. S’do ta harroj kurrë”, – më tha një ditë në telefon.

Mund të thonë shumë njerëz që fuqia e medias në këtë histori e të tjera të ngjashme me të, duhet të pjesëtohet edhe me shumë fuqi të tjera; shumë grupe luajtën dhe luajnë rol që njëçështje e tillëtë ketë fund të lumtur.Mund të kenë të drejtë.Por nuk di nëse kjo fuqi duhet pjesëtuar apo shumëzuar. Ajo që di me siguri, prej 15 vjetësh, është që, pasi një gazetar profesionist futet në lojë, historia shkruhet ndryshe. Dhe përfundon shumë më mirë nga ç‘pati filluar…