Platforma mediatike për çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues

Titulli i projektit

Platforma mediatike për çështjet e shëndetit seksual dhe riprodhues

Qëllimi i projektit

Projekti ka arritur ngritjen e një platforme mediatike me qëllim që të rinjtë të kenë një qoshk ku të marrin përgjigje për pyetjet e tyre lidhur me shëndetin seksual, riprodhues dhe mendor

Përshkrim: “Infinit+”  ka ngritur një platformë mediatike për ti shërbyer të rinjve për t’u edukuar dhe informuar lidhur me çështjet kyçe që shqetësojnë moshën e tyre, veçanërisht shëndetin seksual e riprodhues, por edhe shëndetin mendor. Në përgjithësi informacioni aktual që ata marrin, më së shumti vjen përmes internetit. Shumë media apo portale publikojnë informacione për të rinjtë, por këto informacione janë të pakonfirmuara. Si rrjedhojë, ne kemi arritur krijimin e një qoshku për të rinjtë me qëllim që ata të kenë një informacion të saktë dhe këtë e marrin jo vetëm përmes uebit, por edhe një aplikacioni, ku të gjejnë përgjigje direkte për pyetjet që kanë. Gjithashtu projekti ka arritur trajnimin e qindra gjimnazistëve në çështjet që ata kanë më shumë pikëpyetje, por edhe organizimin e seminareve me gazetarë në rrethe mbi shëndetin seksual e riprodhues. Kjo ka bërë që të rritet numri i gazetarëve (dhe si rrjedhojë i medieve) që u kushtojnë vëmendje problemeve të të rinjve, por edhe rritjes së cilësisë së informacioneve që jepen prej tyre.

KY PROJEKT U REALIZUA NGA SHOQATA INFINIT + NE PARTNERITET ME “TOGETHER FOR LIFE”, NË KUADËR TË RRJETIT “ZËRI I TË RINJVE”, KOORDINUAR NGA “OBSERVATORI PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE DHE TË RINJVE” ME MBËSHTETJEN E UNFPA ALBANIA