Pushtetari përballë qytetarit

Projekt ku Infinit +: Përballi direkt administratorët me qytetarët për problemet që ata kanë. Këto përballje u filmuan dhe pjesët kryesore u përkthehen në dokumentarë me histori suksesi ose jo problematika të theksuara të cilat përmes lobimit të Infinit +, (që është një organizatë mediaktike) u publikuan në media. Për këtë qëllim u organizuan disa një përballje mediatike si dhe shkrime e kronika televizive.

Gjithashtu si pikë e fortë e projektit ishte menduar një mbështetje e gjerë mediatike me shkrime në media online dhe tradicionale, kronika televizive.

Qëllimi: Të përballë konkretisht qytetarët dhe përfaqësuesit vendorë  për problemet që ata kanë në forume të përbashkëta ku do të marin pjesë  vetë banorët me përfaqësi, si dhe përfaqësuesit e Njësive Administrative / Bashkisë së Tiranës. Pra direkt personat përgjegjës për të zgjidhur problematikat konkrete të ngritura nga banorët.

Objektivat: Të rrisë llogaridhënien e pushtetit vendor nëlidhje me qytetarët. Të përmirësojë transparencën e investimeve duke i përballur pushtetarët e NJA jo vetëm me banorët por edhe me presionin e medias

Aktivitetet:

  1. Forumet me perballje te banoreve te zonave me perfaqesues te njesive vendore ose bashkise se madhe
  2. Nxjerrje e problematikave, ideim për forumet, raport final për videot
  3. Shkrime në media të tjera
  4. Video promovuese e shkrime.  
  5. Dokumentare
  6. Debate televiziv ku të diskutohet për përgjegjësitë e pushtetit vendor dhe sa janë realizuar premtimet e dhëna.
  7. Konferencë përmbyllëse në formë debati mediatik me të gjitha gjetjet ku të pasqyrohen