Nga: Rezarta Nika
Habibi L, eshte nje I verber, I cili ka votuar per here te pare pa shoqerues 1 vit me pare. Ai shprehet se eshte I me shume se I gezuar qe arriti te votoje pa ndihmen e djalit qe sipas tij nuk ka as ndjeshmerine e duhur ndaj votes.
Por pse gezimi I Habibit, me aftesi te kufizuar, pra I verber qe diten qe ka ardhur ne kete jete, eshte I pergjysmuar? Ai tregon se sa shume shpresuan kur degjuan Kryetarin e Shoqates te verberve, z.Sinan Tafa kur deklaroi fort ne vitin 2011 se te verberve iu mohohet e drejta e votes ne privatesi. “Atehere, ideja per shabllone, flete votimi te posacme per te verbrit u duk enderr!”, shprehet ai duke kujtuar se si mediat transmetuan gjithe kohes se ne pergatitjet e zgjedhjeve te 2011-tes, KQZ-ja po perballej me zemerimin e mbi 2 mije te verberve te kryesuar nga z.Tafa. Asokohe, Shoqata e te verberve doli me nje deklarate per median ku qortonte ashper KQZ-ne per mosmiratimin e fletave te posacme te votimit per te verberit.
4 vjet me vone, ishte Ardian Hysi, nje tjeter I verber qe doli para medias ne vitin 2015, ne pozicionin e koordinatorit te Qarkut Elbasan per shoqaten e te verberve, I cili denoncoi mungesen e shablloneve ne Elbasan.
Habibi, ky I verber qe nuk tregon vite pasi syte fshihen pas syzeve te errata, thote se perpjekjet per te drejten e votes ne privatesi e kane arritur nepermjet medias. Nese ne vitin 2011 ky ze u duk sikur nuk u degjua, ne 2015 erdhi si nje shqetesim per te permiresuar ate qe KQZ-ja miratoi se cdo I verber ka te drejte te votoje pa shoqerues por ne privatesi te plote me shabllone. Ndodhi qe me mijera te verber votuan me shabllone por disa qindra jo ne Elbasan. Per kete Habibi falenderon me doren ne zemer qe media qendron aty per te deklaruar ate qe shkon mire dhe jo me nje kategori te brishte
sic jane personat me aftesi te kufizuar dhe ne kete rast, te verbrit.
Personat me aftesi te kufizuar, pjesemarrja shoqerore konceptohet se pari si moment I pjesemarrjes ne zgjedhje. Media duhet te jap sinjale te qarta qe shoqeria shqiptare, nese deshiron qe te integrohet ne shoqerine perendimore , ne shoqeri te avancuara duhet se pari te zgjidhi problemet brenda saj qe lidhen me perjashtimin shoqeror. Ky process,eshte nje proces sa I veshtire aq edhe I komplikuar sepse ndeshet perballe dy problemeve;nga njera ane vete komuniteti I te verberve qr ende nuk e ka arritur nivelin e duhur te ndergjegjesimit per tu perpjekur vete dhe per te ndjekur ritmet e zhvillimit te shoqerise duke filluar nga ky moment qe eshte I rralle,eshte 1 here ne 4 vjet pjesemarrja ne zgjedhje.Nga ana tjeter, standarti I shoqerise tone eshte I tille qe ende te verbrit I shikon si nje pjese te tepert te saj. Per fat te keq edhe ne ligjin antidiskrimin personat me aftesi te kufizuar duken te konceptuar si nje ‘’barre’’e tepruar e shoqerise pavarsisht se eshte bere ne kuader te nje perkthimi te paqarte. Pjesemarrja ne zgjedhje eshte nje rast, i cili nuk duhet humbur dhe pse je I verber. Pjesemarrja ne zgjedhje eshte nje rast qe duhet te ndergjegjesoje se si te verbrit te mos mungojne te votojne ashtu sic ato duhet te votojne: me shabllone (flete te posacme) ne liri dhe pavarsi te plote, ku si gjithsecili prej nesh e njeh voten te lire.